THIS CONTENT HAS BEEN ARCHIVED

Liberalizimi i vizave: Komisioni raporton për plotësimin e kërkesave për liberalizim të vizave nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të Partneritetit Lindor

20.12.2018
Text

Komisioni sot raporton për vlerësimin e plotësimit të kritereve për liberalizim të vizave nga vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, ish Republika jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbia si dhe vendet e Partneritetit Lindor: Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina. Ky raport vjetor tregon se kërkesat për liberalizimin e vizave për vendet e përfshira kanë vazhduar të plotësohen por se aksion – në disa raste urgjent – është i nevojshëm për një numër vendesh në fusha specifike për të siguruar që kjo të vazhdon të jetë praktikë.

Komisari për Emigracion, Çështje të brendshme dhe të shtetësisë Dimitris Avramopoulos tha: “Udhëtimi pa viza është arritje e madhe me parterët tanë të Ballkanit Perëndimor dhe partnerët e Evropës Lindore që sjell dobi për të dy anët. Kjo nënkupton edhe përgjegjësi dhe obligime. Uroj që të gjitha vendet e përfshira të vazhdojnë të plotësojnë obligimet e tyre, por apeloj për përpjekje të menjëhershme dhe të përforcuara për të vazhduar me parandalimin e emigracionit ilegal dhe në raste të caktuara luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

Udhëtimi pa viza sjell beneficione të rëndësishëm për Evropën dhe partnerët e saj, duke përforcuar lidhjet sociale, kulturore dhe ekonomike. Gjithashtu vjen me përgjegjësi për të siguruar që progresi i arritur gjatë liberalizimit të vizave të mbahet dhe se emigracioni dhe mjedisi i sigurisë të menaxhohen mirë. Raporti i sotëm vijon pas rekomandimeve të Komisionit nga Dhjetori i vitit 2017 dhe merr në konsideratë masat e zbatuara nga vendet e përfshira në vitin e kaluar.

Përpjekjet e mëtutjeshme që nevojiten për të parandaluar emigracionin ilegal

Secili prej 8 vendeve ka ndërmarrë masa për t’u ballafaquar me emigracionin ilegal, megjithatë nevojiten përpjekje shtesë për të përmirësuar dhe për të siguruar rezultate të qëndrueshme:

  • Migracioni i parregullt nga Ukraina, Serbia dhe Bosnje dhe Hercegovina sipas BE-së ngelë i lartë, ndërsa numri i zmadhuar i aplikacioneve të pabazuara për azil në BE nga qytetarët e Moldavisë dhe Gjeorgjisë janë burim shqetësimi;
  • Shqipëria ka ndërmarrë masa efektive për t’u ballafaquar me migracionin e parregullt, që ka rezultuar me 32% zbritje në aplikacionet për azil në gjysmën e parë të vitit 2018. Kjo punë duhet të vazhdohet dhe të përmirësohet edhe më tej;
  • Nevojitet më tepër punë për të siguruar harmonizim të plotë me politikën e BE-së për viza. Serbia e ka ndërprerë për Iranin statusin pa viza, por mbete shqetësimet për vendet tjera për hyrje pa viza në Serbi;
  • Bashkëpunimi për riatdhesimi dhe kthim vazhdon rrjedhshëm për të gjitha vendet e përfshira. Megjithatë, ende ka hapësirë për përmirësim, në veçanti sa i përket riatdhesimit (riadmisionit) të shtetasve të vendeve të treta, veçanërisht në Serbi.

Bashkëpunim më i afërt i  Kufirit Evropian dhe Rojet Bregdetare me partnerët e Ballkanit Perëndimor do të ndihmojë në menaxhimin e migracionit të parregullt. Marrëveshja e parë për status është nënshkruar me Shqipërinë; Serbinë dhe ish Republikën e Jugosllave të Maqedonisë i kanë vënë marrëveshjet e tyre në funksion; dhe janë duke u finalizuar procedurat për Malin e Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinën.

Nevojitet më shumë aksion në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Pavarësisht masave të ndërmarra për të luftuar krimin e organizuar, nevojiten përpjekje shtesë të përforcuara nga të gjitha 8 vendet. Aksion urgjent sa i përket korrupsionit kërkohet nga Moldavia dhe Ukraina:

  • Grupe të krimit të organizuar prej 8 vendeve janë aktive në një spektër të gjerë aktivitetesh kriminale në BE, duke përfshirë trafikim të mallrave ilegale, krim ndaj pronës, pastrim parash, trafikim me qenie njerëzore, lëndë narkotike, kontrabandim me migrantë dhe krim kibernetik;
  • Derisa Moldavia ka ndërmarrë disa veprime kundër pastrimit të parave siç është identifikuar në Raportin e Parë në Dhjetor 2017, Moldavia duhet të ndërmerr hapa urgjent në luftën kundër korrupsionit si çështje me urgjencë;
  • Më tepër përpjekje nevojiten nga Ukraina në luftën kundër korrupsionit për të siguruar zbatim dhe qëndrueshmëri të plotë të reformave të kaluara dhe të plotësojnë rekomandimet e jashtëzakonshme që u bënë në Dhjetor 2017.

Hapa të ardhshëm

Komisioni do të monitorojë plotësimin e vazhdueshëm të kërkesave për liberalizim të vizave dhe do t’i raportojë Parlamentit dhe Këshillit Evropian së paku një herë në vit.

Prapavija

Raporti i sotëm vijon pas obligimit të Komisionit sipas mekanizmit të fuqizuar për suspendim të vizave, të miratuar në Mars 2017, për të monitoruar plotësimin e vazhdueshëm të kërkesave për liberalizim të vizave prej vendeve të treta dhe t’i raportojë Parlamentit dhe Këshillit Evropian, së paku një herë në vit. Raporti i sotëm është i dyti nën Mekanizmin për Suspendim të Vizave, pas raportit të parë të publikuar në Dhjetor 2017.

Vlerësimi i kritereve të liberalizimit të vizave vlen për vende të cilat e kanë përmbyllur me sukses dialogun për liberalizim të vizave në pajtim me planet aksionale dhe udhërrëfyesit relevant, gjegjësisht vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendet e Partneritetit Lindor. Raporti fokusohet në fushat ku nevojitet punë plotësuese për të arritur progres të qëndrueshëm.

Qytetarët e Malit të Zi, Serbisë dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë mund të udhëtojnë në BE pa viza prej muajit dhjetor 2009. Për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës, kjo është e mundur që nga fundi i vitit 2010. Për Moldavinë udhëtimi pa viza ka hyrë në fuqi në Prill 2014, për Gjeorgjinë në mars të vitit 2017 dhe për Ukrainën në qershor 2017.

Për më tepër informata

Pyetje dhe Përgjigje: Raporti për plotësimin e kërkesave për liberalizim të vizave

Raporti i dytë nën Mekanizmin për Suspendim të Vizave

Dokumenti punues i Stafit të Komisionit që e shoqëron Raportin e Dytë nën Mekanizmin për Suspendim të Vizave

Kategoria
Press releases
Location

Bruxelles

Editorial sections
Europe and Central Asia
Western Balkans
North Macedonia