THIS CONTENT HAS BEEN ARCHIVED

2018 – Viti Evropian i Trashëgimisë Kulturore

04.01.2019
Teaser

Gjatë Vitit Evropian për Trashëgimi Kulturore 2018, mbi 6.2 milion kanë marrë pjesë në më shumë se 11,700 ngjarje nëpër 37 vende.

Text

 

Komisioni Evropian ka zbatuar 10 Iniciativa Evropiane si kontribut kryesor politik për Vitin dhe fonde të konsiderueshme për trashëgimi kulturore janë vënë në dispozicion përmes programeve të ndryshme të BE-së. Për t’u siguruar që Viti Evropian do të ketë ndikim që do të vazhdojë edhe pas vitit 2018, Komisioni ka prezantuar pako prej mbi 60 aktivitetesh që kanë të bëjnë me promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore për një afat më të gjatë. Korniza e pare Evropiane për Veprim në fushën e Trashëgimisë Kulturore është përgatitur dhe është prezantuar nga Tibor Navracsics, Komisar  për arsim, kulturë, rini dhe sport në Konferencën përmbyllëse të Vitit Evropian për Trashëgimi kulturore 2018 në Vjenë më 7 dhjetor. Korniza për veprim e riafirmon dhe e vë në praktikë parimin e tendencave kryesore të trashëgimisë kulturore në fusha të ndryshme të politikës së BE-së dhe është dokumenti i pare që vendos qasje të integruar për trashëgiminë kulturore në nivel evropian. Korniza përfshin një seksion të plotë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe rolin e trashëgimisë kulturore për ndërtim të partneriteteve globale.

Kornizën Evropiane për Veprim në fushën e Trashëgimisë kulturore mund ta gjeni në këtë link: https://ec.europa.eu/culture/sites/culture/files/library/documents/staff-working-document-european-agenda-culture-2018.pdf

Konferenca Përmbyllëse e Vitit Europian të Trashëgimisë Kulturore

#EuropeForCulture

Kategoria
Factsheets
Location

Bruxelles

Editorial sections
Europe and Central Asia
Western Balkans
North Macedonia