THIS CONTENT HAS BEEN ARCHIVED

Deklaratë e Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Ambasadave të Shteteve Anëtare në Tiranë

16.02.2019
Text

Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasadat e Shteteve Anëtare në Tiranë u bëjnë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje të menjëhershme. E drejta e qytetarëve për t’u shprehur përmes protestës paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane. Megjithatë, dëmtimi i pronës publike dhe përdorimi i dhunës nuk janë të pranueshme. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të bëjnë çmos për të shmangur dhunën dhe çrregullimin e mëtejshëm.

Kategoria
Local Statements
Location

Tiranë, Shqipëri

Editorial sections
Albania