Shpallje për vendin e lirë të punës: Asistent i gjuhës të këshilltarit të përhershëm të tviningit

23.12.2021 Expired
Text

Tvining projekti ,,Përmirësimi i revizionit të jashtëm dhe mbikqyrja parlamentare’’ është projekt i përbashkët ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përfaqësuar nga Enti Shtetëror i Revizionit i Republikës së Maqedonisë së Veriut si institucion shfrytëzues, dhe Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Bullgarisë, të përfaqësuar nga Enti Shtetëror i Revizionit të Republikës së Kroacisë dhe Zyra Kombëtare e Revizionit të Republikës së Bullgarisë si tviningi partnerët nga vendet anëtare të BE-së.

Projekti ka filluar në shkurt 2021 dhe është në mesin e zbatimit të tij, ka nevojë për Asistent për gjuhën e këshilltarit të përhershëm të tviningit (RTA Assistan) përafërsishtë në kohë zgjatje prej 10 muajve (gjysma e dytë e periudhës së realizimit të projektit, deri më 31 tetor 2022), duke filluar nga mesi i muajt janar 2021. Asistenti i gjuhës së këshilltarit të Përhershëm të tviningit do të punësohet me orar të plotë të punës dhe do të stacionohet në Shkup. Asistenti i gjuhës së këshilltarit të Përhershëm të tviningit personi duhet të jetë i cili në përgjithsi ose deri para pak kohe (në 6 muajt e kaluar) nuk ka pasur çfardo marrëveshje me administratën e vendit shfrytëzues.