Takimi i 17-të i Nënkomitetit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut për tregun e brendshëm, konkurrencën, mbrojtjen e konsumatorëve dhe shëndetit
Takimi i 17-të i Nënkomitetit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) për tregun e brendshëm, konkurrencën, mbrojtjen e konsumatorit dhe shëndetit ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut u mbajt virtualisht më 9 shkurt 2022. Takimin për BE-në e bashkë kryesoi z.Zbigniew Zach, Sekretar i Përhershëm për Nënkomisionin në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të Komisionit, për Maqedoninë e Veriut znj. Ardiana Abazi Ramadani, këshilltare shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë.
Në fushën e politikës së konkurrencës, Komisioni theksoi rëndësinë e përafrimit të legjislacionit dytësor me acqui-në e BE-së, në fushën e ndihmës shtetërore dhe përshëndeti përpjekjet e bëra nga autoritetet për raportimin e vendimeve për ndihmën shtetërore. Për kundër monopolizimin dhe bashkimet, Komisioni vuri në dukje se nevojiten përpjekje të mëtejshme për të harmonizuar legjislacionin dytësor me acqui-në e BE-së dhe më tej të zhvillohet evidencë e qëndrueshme për realizimin.
Për të drejtat e autorit, Komisioni Evropian inkurajoi Autoritetet e Maqedonisë së Veriut të miratojnë ndryshimet e Ligjit për të drejtën autoriale dhe të drejtat e përafërta. Për të drejtat e pronësisë industriale, autoritetet synojnë të harmonizojnë legjislacionin me acqui-në e BE-së, në fushën e sekreteve tregtare. Komisioni përshëndeti programet e bashkëpunimit ndërkombëtar të Maqedonisë së Veriut.
Për sa i përket lirisë së ofrimit të shërbimeve, Komisioni inkurajoi autoritetet e Maqedonisë së Veriut që të vazhdojnë rishikimin e rregulloreve ekzistuese me qëllim të sigurimit të harmonizimit së tyre me Direktivën e Shërbimeve të BE-së. Lidhur me shërbimet postare, ku hapja e plotë e tregut u rivendos që nga 1 janari 2022, Komisioni ftoi Maqedoninë e Veriut të sigurojë një përditësim mbi hapat e ardhshëm në procesin e reformës postare.
Në fushën e mbrojtjes shëndetësore, Komisioni informoi për iniciativa të reja në nivel të BE-së. Për duhanin, Komisioni bëri thirrje për zbatimin e duhur të ligjit për duhanin dhe për përfundimin e ratifikimit të Konventës kornizë të OBSH-së për Kontrollin e duhanit. Ai përshëndeti bashkëpunimin e Maqedonisë së Veriut me Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe inkurajoi autoritetet që të intensifikojnë përpjekjet për të publikuar raporte për regjistrat për kancerin dhe sëmundjet e rralla individuale dhe të harmonizohet me të drejtën e BE-së në fushën e të drejtave të pacientëve në kujdesin shëndetësor ndërkufitar.
Për sa i përket prokurimit publik, Komisioni rikonfirmoi përpjekjet e bëra nga vendi në kuadër të Marrëveshjes së OBT-së për Aderimin në Prokurimin Publik dhe ritheksoi mbështetjen për këtë proces. Komisioni theksoi rëndësinë e respektimit të parimeve të prokurimit publik të përcaktuara në të drejtën e BE-së. Komisioni u kërkoi autoriteteve të miratojnë legjislacionin për Partneritetin Privato-Publik dhe koncesionet për tu harmonizuar më tej me Direktivën e BE-së në këtë fushë.
Për lëvizjen e lirë të kapitalit, diskutimi u fokusua në rritjen e liberalizimit të kapitalit në kuadër të fazës së dytë të MSA-së. Në lidhje me luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, u diskutua për zbatimin e ligjit ekzistues dhe përgatitjen e një ligji të ri në këtë fushë, duke u fokusuar në çështje si regjistrimi i pronës së paluajtshme dhe kthimi i pronës.
Për shërbimet financiare, Komisioni inkurajoi autoritetet kombëtare që të vazhdojnë të zbatojnë acqui-në e BE-së. Në lidhje me bankat dhe konglomeratet financiare, Komisioni vuri në dukje planet e autoriteteve për të miratuar një ligj për likuidimin e bankave dhe u interesua për aktet e mundshme nënligjore. Në lidhje me sigurimet, Komisioni inkurajoi vendin që të miratojë legjislacionin që përafron Direktivën Solvency II. Së fundi, Komisioni përshëndeti miratimin e planifikuar të legjislacionit në përputhje me të drejtën e BE-së në fushën e tregjeve të letrave me vlerë dhe fondeve të investimeve.