Maqedonia e Veriut: Përfaqësuesi i Lartë / Nënkryetari Josep Borrell u takua me Zëvendës Kryeministrin Nikola Dimitrov dhe Ministrin e Jashtëm Bujar Osmani

26.01.2021

Përfaqësuesi i Lartë / Nënkryetari Josep Borrell u takua sot me Zëvendës Kryeministrin Nikolla Dimitrov dhe Ministrin e Jashtëm Bujar Osmani të Maqedonisë së Veriut.

PL / NK Borrell përsëriti perspektivën e qartë dhe të pakontestueshme të anëtarësimit në BE të Maqedonisë së Veriut. Ai pati një diskutim të sinqertë dhe të hapur me Zëvendës Kryeministrin Dimitrov dhe Ministrin e Jashtëm Osmani mbi gjetjen e një zgjidhje për zhbllokimin e negociatave të pranimit.

PL / NK Borrell, Zëvendës Kryeministri Dimitrov dhe Ministri i Jashtëm Osmani gjithashtu e diskutuan partneritetin e privilegjuar midis BE dhe Ballkanit Perëndimor në trajtimin e sfidave të lidhura me pandeminë COVID-19, përfshirë mundësinë e vaksinave. BE ka vënë në dispozicion 70 milion EUR, nga të cilat 8 milion EUR do të ndahen për Maqedoninë e Veriut, për t’i mbuluar shpenzimet e disa prej dozave dhe për t’i blerë pajisjet e nevojshme për vaksinimin.

Peter Stano
Lead Spokesperson for Foreign Affairs and Security Policy
+32 (0)460 75 45 53
Zoi Muletier
Press Officer for Neighbourhood and Enlargement/Foreign Affairs and Security Policy
+32 (0)2 29-94306
+32 (0)460794306