THIS CONTENT HAS BEEN ARCHIVED

Mbështetja e BE-së për sektorin e furnizimit me ujë në Shqipëri sjell përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët e saj

13.01.2018
Teaser

Mbështetja e granteve të Bashkimit Evropian për sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në Shqipëri i ka kaluar 110 milion Eurot gjatë dekadës së fundit, prej të cilave rreth 80% për grumbullimin dhe trajtimin e ujërave të zeza në rajonet bregdetare shqiptare. Ujërat e pastra bregdetare janë një objektiv i asistencës së BE-së për Shqipërinë.

Text

Mbështetja e granteve të Bashkimit Evropian për sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në Shqipëri i ka kaluar 110 milion Eurot gjatë dekadës së fundit, prej të cilave rreth 80% për grumbullimin dhe trajtimin e ujërave të zeza në rajonet bregdetare shqiptare. Ujërat e pastra bregdetare janë një objektiv i asistencës së BE-së për Shqipërinë. Një grant i përgjithshëm nga BE-ja prej më shumë se 25 milion Euro është siguruar për bashkëpunimin me KfW-në dhe me programin Swiss Cooperation për të mbështetur infrastrukturën komunale të ujit në Fier, si dhe në Gjirokastër, Lezhë, Sarandë, Berat-Kuçovë, Lushnjë dhe Kamzë.

Pas Fierit para disa muajsh, tanimë qyteti i Lezhës është në gjendje të sigurojë 24 orë furnizim me ujë të pastër për qytetarët e vet, si dhe një cilësi më të mirë të jetës. Këto punime të veçanta ndërtimore u bashkëfinancuan nga Qeveria Zvicerane me një grant prej 10 milion Eurosh dhe nga Qeveria Gjermane, përmes KfW-së, me 3 milion Euro, si dhe nga Bashkimi Evropian me 250.000 Euro në mbështetje të kapaciteteve të Ndërmarrjes së Ujësjellësit të Lezhës. Përparimi mbresëlënës në aspektin e nivelit të shërbimit dhe të qëndrueshmërisë financiare të Ndërmarrjes së Ujësjellësit tregon se nevojitet mbështetje e veçantë për kapacitetet e shërbimeve të ujit për të siguruar që investimi në këtë sektor të jetë efikas dhe fitimprurës: është pikërisht ky kombinim i mbështetjes që e bën një histori suksesi.

Delegacioni i BE-së shpreson ta përsërisë formulën e bashkëpunimit të suksesshëm me po këta partnerë në sektorin e ujit: mundësia konkrete mund të përfaqësohet nga një program i ri investimi sektorial për ujin dhe kanalizimet në Shqipëri, për të cilin BE-ja planifikon të kontribuojë deri në 24 milionë Euro grante të propozuara në kuadrin e programit kombëtar IPA 2018 për Shqipërinë. Duke qenë se kapacitetet e mjaftueshme operative dhe aftësitë janë një përbërës thelbësor për një shërbim efikas dhe të qëndrueshëm të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve për popullatën, një grant i BE-së prej 4 milionë Eurosh do të mbështesë gjithashtu ndërtimin e kapaciteteve në menaxhimin e integruar të ujit dhe menaxhimin e ujërave të zeza, së bashku me bashkëpunimin austriak dhe gjerman. Dy programet pritet të fillojnë shumë shpejt në vitin 2018.

Kategoria
Press releases
Location

Tirana

Editorial sections
Albania