THIS CONTENT HAS BEEN ARCHIVED
Page language:
Albanian

Deklaratë e Përfaqësueses së Lartë/Zëvendës-Presidentes Federica Mogherini për reformën e drejtësisë në Shqipëri

05.06.2016
Text

Një reformë tërësore dhe e thellë në drejtësi ka qenë prej një kohe të gjatë kërkesa e shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë. Ajo është gjithashtu thelbësore për hapin tjetër të vendit drejt integrimit në BE.

Propozimi ligjor që ndodhet tashmë para Kuvendit pasqyron rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe përputhet plotësisht me standartet evropiane. Është thelbësore që ky propozim të miratohet me një shumicë prej 2/3 që kërkohet.

Bëhet fjalë për një votë për të cilën çdo deputet i Kuvendit, i cilitdo grupimi politik, mban përgjegjësi të veçantë. Siç e nënvizova para Kuvendit së fundmi kur isha në Tiranë, kjo mund të jetë nisja e një kapitulli të ri të historisë tonë të përbashkët. Ajo mund të hapë rrugën për një fillim të ri, dhe prandaj presim që të gjitha forcat politike ta përdorin raundin e fundit të konsultimeve nesër për të miratuar propozimin.

Presim që të gjithë partnerët tanë shqiptarë të dëshmojnë angazhimin e tyre për këtë reformë duke e miratuar atë dhe duke bërë gjithë përpjekjet e tyre për zbatimin e saj. Qytetarët shqiptarë presin që udhëheqësit e tyre politikë ta përmbushin këtë.

Kategoria
Statements by the HR/VP
Location

Bruxelles

Editorial sections
EEAS
Europe and Central Asia
Western Balkans
Albania