Qasja në drejtësi e viktimave të dhunës me bazë gjinore në Kosovë
Dhuna me bazë gjinore mbetet e përhapur si në Kosovë ashtu edhe në tërë botën. Ndërsa normat e incidenteve mbeten alarmante, duke ndikuar në një në çdo tre gra në nivel global, një reagim adekuate ndaj kësaj dhune mbetet e kufizuar në Kosovë. Ky raport i politikave synon të ngushtojë hendekun ekzistues të njohurive duke ofruar një analizë konkrete të ligjeve dhe politikave ekzistuese dhe zbatimin praktik të tyre. Konkretisht, hulumtimi fokusohet në qasjen e viktimave të dhunës në familje, sulmit seksual, ngacmimeve seksuale dhekrimeve kundër personave Gej, Lezbike, Biseksual, dhe Transgjinor (LGBT) brenda proceseve ekzistuese të drejtësisë penale, duke përfshirë analizën e mbështetjes institucionale dhe mbështetjes së duhur ligjore.
Ja raporti: