Avokat nga formimi, ai e filloi karrierën e tij në sektorin bankar në Itali dhe pastaj iu bashkua Ministrisë së Brendshme Italiane në vitin 1992. Luigi Soreca iu bashkua Komisionit Evropian në vitin 2001. Nga viti 2006 deri në 2013 ai ka qenë Shef i "Çështjeve Ndërkombëtare" në Drejtorinë e Përgjithshme për Migracionin dhe Punët e Brendshme të KE-së. Nga ky pozicion ai ka koordinuar paraqitjen dhe vënien në zbatim të Liberalizimit të Vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë.

Ambasadori

Një vend i begatë dhe paqësor, një Shtet Anëtar i ardhshëm i Bashkimit Evropian (BE), së bashku me të gjithë fqinjët e Ballkanit, kjo është aspirata që kemi ndarë me qytetarët e Shqipërisë që prej themelimit të Delegacionit në vitin 1993.

Duke kombinuar burimet e institucioneve të BE-së dhe vendeve të BE-së, Delegacioni ndihmon institucionet e Shqipërisë në të gjitha nivelet, komunitetin e biznesit, shoqërinë civile dhe qytetarët e vendit që ta bëjnë realitet këtë të ardhme.

Kjo është faqja e internetit e Delegacionit ku ju do të gjeni informacione të dobishme rreth marrëdhënieve politike dhe ekonomike të BE-së me Shqipërinë si dhe rreth asistencës së BE-së, programeve dhe projekteve të saj në vend dhe nëpër rajone. Gjithashtu do të gjeni lajme, lidhje dhe informacione të rëndësishme nga dhe rreth BE-së, institucioneve dhe politikave të saj, si dhe aktorëve më të rëndësishëm të saj.

Ne shpresojmë shumë që kjo faqe t'u japë përgjigje pyetjeve që mund të keni. Ju lutemi mos ngurroni të na kontaktoni drejtpërdrejt nëse kërkoni informacione të mëtejshme.

EU Ambassador to Albania official twitter account

{"service":"smk","type":"user","display_user":true,"display_user_pic":true,"auto_expand_photo":false,"auto_expand_video":false,"target":false,"screen_name":"@LSorecaEU","count":"3","include_rts":false,"rts_display_original":false,"exclude_replies":true,"tweet_more_btn":true}