Të mësosh të ecësh në moshën 70 vjeç, si po e ndihmon programi “BE për Kujdesin Social” komunitetin e cenueshëm në Kamëz

"Tani, z. Mehmet, e mbani mend si të ktheheni majtas? Së pari, ngrini paksa këmbën duke u mbështetur në patericë, pastaj kthehuni ngadalë. Po, kaq ishte, shumë mirë". Fizioterapisti vëzhgon me kujdes Mehmet Bajramin teksa bën lëvizjet e tij të kujdesshme. 74-vjeçari ngrihet ngadalë nga kolltuku, duke i kryer veprimet në disa faza. Çdo hap paraprihet nga zëri i fizioterapistit që i kujton çfarë ka mësuar gjatë seancave të terapisë.

Për shkak të një ishemie cerebrale që e la të paralizuar në anën e majtë, i moshuari humbi aftësinë për të ecur pothuajse tre vjet më parë. Tani, në të shtatëdhjetat, ai po mëson të ecë përsëri, duke rrëfyer çdo veprim ndërsa e kryen. Bajrami jeton vetëm në Kamëz, pasi fëmijët e tij jetojnë jashtë vendit, gjë që e bën më të vështirë për të përballuar nevojat e përditshme.

Kur nisi fizioterapinë, nuk mund të ngrihej nga shtrati. “Filluam me ushtrime të thjeshta për përkuljen e gjurit, përkuljen e nyjës së gjurit, për ta ndihmuar të ngrinte këmbën. Pastaj punuam me zonën gluteale për të ndihmuar lëvizjen e gjymtyrëve të poshtme në nyjën e legenit, e më pas vazhduam me ushtrime për muskujt iliopsoas që ndihmojnë për lëvizjen e legenit. Më pas, praktikuam procesin e ulje-ngritjes. Z. Mehmet mësoi si të ngrihej, si ta poziciononte këmbën, si ta shpërndante peshën e trupit kur ishte në këmbë dhe si të mbante e të përdorte patericat. Faza tjetër përfshinte ecjen me ndihmë, pastaj ushtrimet e ecjes, dhe përfundimisht arritëm të kapërcenim pengesat në tokë”, shpjegon fizioterapisti Enion Cala.

Z. Bajrami është një nga 62 qytetarët që marrin shërbime të terapisë në shtëpi si pjesë e projektit “BE për Kujdesin Social”, financuar nga Bashkimi Evropian. Projekti punon për rritjen e shërbimeve vendore të kujdesit social dhe forcimin e partneriteteve me qytetarët drejt standardeve të BE-së, në 14 bashki: Cërrik, Durrës, Elbasan, Gjirokastër, Kamëz, Kavajë, Korçë, Krujë, Kukës, Kurbin, Librazhd, Pogradec, Vlorë dhe Vorë.

EU4SocialCare

Nisma synon të forcojë partneritetet dhe kapacitetet vendore për të planifikuar, krijuar, zgjeruar dhe ofruar shërbime të kujdesit social — duke rritur modelet pozitive të ofrimit të shërbimeve sipas prioriteteve të përcaktuara në Planet Sociale Vendore të bashkive të synuara. Nisma synon të trajtojë nevojat e larmishme të grupeve të ndryshme shoqërore, veçanërisht atyre në rrezik përjashtimi dhe margjinalizimi.

Pas gati tre vitesh izolimi, për Mehmet Bajramin, të nisë të lëvizë përsëri është një mënyrë për t'u rilidhur me jetën ashtu siç ishte dikur. Përmes ushtrimeve të kombinuara - siç janë transferimi i peshës, ushtrimet e krahëve (hemiparetike) dhe këmbëve, qëllimet kryesore të terapisë janë forcimi i muskujve në anën e prekur, rritja e lëvizshmërisë së kyçeve, shmangia e ngurtësimit, përmirësimi i ekuilibrit dhe kontrollit të trupit, rikthimi i aftësive funksionale si ecja dhe përdorimi i duarve, si dhe ndihma që truri të mësojë mënyra të reja për të komanduar trupin (neuroplasticiteti).

Përveç fizioterapisë, projekti ofron terapi të të folurit, trajtim psikologjik për grupe të ndryshme të cenueshme, terapi zhvillimore për fëmijët nga familjet që marrin ndihmë financiare dhe shërbime transporti social për individët me aftësi të kufizuara.

EU4SocialCare

Komponenti i Transportit Social përfshin përdorimin e një automjeti të aksesueshëm, i cili siguron transport për personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit që përballen me vështirësi për të udhëtuar drejt institucioneve shëndetësore ose për të kryer detyra administrative, siç është aplikimi për dokumente ose përfitime, për shkak të mungesës së transportit të përshtatshëm.

“Ky shërbim përfaqëson një risi në Shqipëri, pasi ofrohet për herë të parë në këtë format dhe me një qasje kaq të drejtpërdrejtë ndaj komunitetit. Është shumë i rëndësishëm, duke pasur parasysh se edhe bizneset private, përfshirë taksitë, nuk ofrojnë shërbime të tilla, duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë lëvizjen për përdoruesit e karrigeve me rrota”, thotë Suela Lala nga Fondacioni “Together”, një nga partnerët zbatues të projektit.

Ajo vëren se, falë projektit “BE për Kujdesin Social”, afërsisht i njëjti numër njerëzish marrin shërbime në shtëpi po aq sa edhe ata që ndjekin terapi në qendrën sociale në Kamëz.

Bashkia vlerëson se rreth 400-500 banorë në Kamëz kanë nevojë për këto shërbime, disa prej të cilëve jetojnë larg qendrës sociale ose spitaleve të Tiranës.

Në një ditë me shi, Ilir Rusi ngjitet përmes një prej zonave rurale të Paskuqanit me karrocën e tij elektrike me rrota. Makina e projektit “BE për Kujdesin Social” do ta shoqërojë atë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", ku ai merr fizioterapi.

EU4SocialCare

“On such roads, you have to be careful not to fall, it’s hard to keep your balance. That’s why a car is needed. This is the first time I’m receiving this service. Usually, I go to the hospital with my electric wheelchair, which takes 45 minutes, but not on rainy days,” says Rusi, 51. He had an accident at the age of 19 that resulted in a C5 spinal cord injury.

“Physiotherapy is crucial during winter, as the cold causes muscle contraction. Physiotherapy helps the muscles move. I try to go to the hospital three times per week, but it depends on the weather,” he explains, underlining the importance of social transport services.

The Local Social Plan of Kamëz Municipality (2024–2026) identifies around 6,600 people in need of some form of social service, of whom 2,100 are persons with disabilities. A car that transports people like Ilir to hospital and waits to take them home is one of the services that EU4SocialCare is developing to help Albania reach EU standards.

“Në rrugë të tilla, duhet të kesh kujdes të mos biesh, është e vështirë të mbash ekuilibrin. Prandaj nevojitet makina. Kjo është hera e parë që po marr këtë shërbim. Zakonisht, shkoj në spital me karrocën time elektrike me rrota, gjë që zgjat 45 minuta, por jo në ditët me shi”, thotë Rusi, 51 vjeç. Ai ka pësuar një aksident në moshën 19 vjeç, çka rezultoi me një dëmtim të palcës kurrizore në vertebrën e pestë.

“Fizioterapia është thelbësore gjatë dimrit, pasi i ftohti shkakton tkurrje të muskujve. Fizioterapia i ndihmon muskujt të lëvizin. Mundohem të shkoj në spital tri herë në javë, por varet nga moti”, shpjegon ai, duke nënvizuar rëndësinë e shërbimeve të transportit social.

Plani Social Vendor i Bashkisë Kamëz (2024–2026) identifikon rreth 6.600 persona që kanë nevojë për ndonjë formë shërbimi social, nga të cilët 2.100 janë persona me aftësi të kufizuara. Një makinë që transporton njerëz si Iliri në spital dhe pret t'i çojë në shtëpi është një nga shërbimet që po zhvillon projekti “BE për Kujdesin Social” për ta ndihmuar Shqipërinë të arrijë standardet e BE-së.

 

INFORMACION I PËRGJITHSHËM

"Përmirësimi i Partneriteteve të Shërbimeve të Kujdesit Social Vendor me Qytetarët dhe drejt Standardeve të BE-së", financohet nga Bashkimi Evropian me një buxhet prej 3.1 milion eurosh, zbatohet bashkërisht nga UNICEF Albania dhe World Vision Albania, në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë. Ky projekt po e çon përpara reformën e kujdesit social duke e zgjeruar sistemin e kujdesit social në vend, ndërkohë që garanton që të gjithë fëmijët, personat me aftësi të kufizuara dhe individët në rrezik përjashtimi të marrin shërbime të arritshme, të drejta dhe dinjitoze. Projekti “BE për Kujdesin Social” punon për përmirësimin dhe zgjerimin e shërbimeve aktuale të kujdesit social në Shqipëri, ndërkohë që nxit një mjedis të favorshëm për partneritete midis qeverive vendore dhe organizatave të shoqërisë civile.