Zëvendëspresidenti Ekzekutiv Timmermans udhëton drejt Shqipërisë për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Turizmit dhe për të diskutuar mbi tranzicionin e gjelbër
Evropiane Frans Timmermans do të vizitojë Shqipërinë për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Turizmit dhe për të diskutuar me përfaqësuesit e qeverisë dhe palët e interesuara mbi përparimin e bërë në vend për tranzicionin e gjelbër, përfshirë masat klimatike, mbrojtjen e mjedisit dhe energjinë e rinovueshme.
Ditën e parë, Zëvendëspresidenti Ekzekutiv do të ketë një takim dypalësh me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ai do të takohet gjithashtu me Zëvendëskryeministren, Belinda Balluku, me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së, Zurab Pololikashvili, si dhe do të mbajë një tryezë të rrumbullakët me organizatat mjedisore të shoqërisë civile. Në mbrëmje, ai do të mbajë një fjalim në Forumin Ndërkombëtar të Turizmit “E ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri (FESTA)”.
Të martën, Zëvendëspresidenti Ekzekutiv Timmermans do të bisedojë me Kryetaren e Komisionit të Integrimit në BE të Kuvendit të Shqipërisë Jorida Tabaku. Më pas ai do të vizitojë shkollën “Dhosi Liperi” në qytetin e Durrësit, e cila është pjesë e programit të financuar nga BE-ja “BE për Shkollat” që fokusohet te përshpejtimi i procesit të rimëkëmbjes pas tërmetit të vitit 2019 përmes riparimeve dhe rindërtimit të shkollave. Vizita e tij do të përfundojë me një tur në fermën Bonum Agroturizëm të financuar nga BE-ja.