THIS CONTENT HAS BEEN ARCHIVED
Deklaratë e Delegacionit të BE-së në Shqipëri l
Text
Bashkimi Evropian i kushton vëmendje të veçantë vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese për shpalljen e ligjit të vetingut në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë.
Bashkimi Evropian i inkurajon autoritetet shqiptare të nisin me shpejtësi zbatimin e vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo është thelbësore për përparimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe është pritur gjatë nga qytetarët shqiptarë.
Komisioni Evropian do ta mbështesë Shqipërinë për kryerjen e një procesi vetingu tërësor dhe të besueshëm, duke udhëhequr Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit.