“BE për TY!" në komunën Butel: aktivizim i pikës për monitorim të cilësisë së ajrit
Të martën, më 13 mars 2018, Ambasadori Samuel Zhbogar, Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian, së bashku me Ministrin për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor Sadulla Duraki, Kryetarin e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe Kryetarin e komunës së Butelit, Velimir Smilevski, do ta lëshojnë në funksionim pikën për monitorim të cilësisë së ajrit në komunën e Butelit.
Komuna e pare që do të përdor stacion të këtillë të financuar nga BE-ja, për mbikëqyrjen e cilësisë së ajrit është komuna e Butelit. Nga dita e nesërme, banorët e Butelit do të mund të përcjellin cilësinë e ajrit që e thithin.
Stacioni për monitorim është pjesë e mbështetjes së vazhdueshme nga Bashkimi Evropian për sektorin e cilësisë së ajrit që realizohet në partneritet të ngushtë me organet shtetërore. BE-ja gjithashtu ka siguruar mjet të specializuar për kryerjen e kalibrimit të rregullt dhe shërbime për mirëmbajtje bashkë me shumë instrumente tjera për përmirësimin e rrjeteve monitoruese për cilësinë e ajrit në mbarë shtetin.
Shfrytëzues i këtij projekti është Ministria për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor dhe vlera totale e tij është 272,000 EURO.
Kjo ngjarje është pjesë e fushatës “BE për TY!” që ka për qëllim të ngritë vetëdijen dhe të informojë opinionin për ndihmën e siguruar nga BE-ja për vendin.
AGJENDA
(oborri i Shkollës Fillore Zhivko Brajkovski)
11:00 - Prezantim i Pikës mobile për monitorimin e cilësisë së ajrit në Butel
11:10 - Fjalim nga z. Sadula Duraki, Ministër për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor
11:15 - Fjalim nga Ambasadori Samuel Zhbogar, Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian
11:20 - Fjalim nga z. Petre Shilegov, Kryetar i qytetit të Shkupit
11:25 - Fjalim nga z. Velimir Smilevski, Kryetar i komunës Butel