Page language:
Albanian

Ballkani Perëndimor dhe Turqia: Konkluzionet e përbashkëta të dialogut ekonomik dhe financiar të 24 majit 2022

Përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së, Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane, si dhe përfaqësues të bankave qendrore të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë u takuan për dialogun vjetor të politikës ekonomike. Dialogu synon përgatitjen e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë për pjesëmarrjen e tyre të ardhshme në Semestrin Evropian.

 

Pjesëmarrësit në dialog miratuan konkluzionet që mbulojnë:

 

  • Shqipërinë
  • Bosnje dhe Hercegovinën
  • Kosovën*
  • Malin e Zi
  • Maqedoninë e Veriut
  • Serbinë
  • Turqinë

 

*Ky përcaktim nuk paragjykon qëndrimet mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

 

Dialogu do të vazhdojë në vitin 2023, duke përfshirë zbatimin e këtyre konkluzioneve.

 

Pandemia COVID-19 dhe ndikimi ekonomik i luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës i kanë përballur Shtetet Anëtare të BE-së, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë me vështirësi të mëdha të shëndetit publik, si dhe ekonomike e sociale. Pjesëmarrësit ranë dakord se dialogu i politikave ekonomike është i një rëndësie të madhe, duke pasur parasysh interesin e përbashkët për të përcaktuar reagimet e duhura të politikave ndaj goditjeve negative të kohëve të fundit. Pjesëmarrësit theksuan qëndrimin e fortë të përbashkët të BE-së, Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë për dënimin me forcë të agresionit ushtarak të Federatës Ruse kundër Ukrainës. Duke pasur parasysh pasigurinë e madhe në lidhje me efektet e mundshme të pandemisë në të ardhmen dhe ndikimet e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, pjesëmarrësit e quajtën me vend të qëndrojnë të gatshëm për të zbutur, nëse është e nevojshme, ndikimet e pafavorshme mbi rritjen, punësimin dhe kohezionin social, përmes masave të përkohshme, transparente dhe të mirëpërcaktuara fiskale dhe financiare, derisa të arrihet një rimëkëmbje e qëndrueshme dhe e fortë.

 

Lexoni konkluzionet mbi Shqipërinë