Festivali i Letërsisë Evropiane në Tiranë (FELT) po vjen! 2 - 6 dhjetor 2025
FELT, Festivali i Letërsisë Evropiane në Tiranë, kremton zërat letrarë evropianë, duke sjellë së bashku autorë, përkthyes dhe lexues nga e gjithë Evropa.
I organizuar nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës dhe ambasadat e shteteve anëtare të BE-së në Shqipëri, FELT kthehet për edicionin e dytë me një program edhe më të pasur, duke mirëpritur më shumë shkrimtarë nga Irlanda, Austria, Gjermania, Sllovenia, Spanja, Holanda, Kroacia, Bullgaria, Republika Çeke, Franca, Greqia, Italia dhe Polonia.
Përmes leximeve, bisedave, performancave artistike dhe sesioneve interaktive, festivali vijon të nxisë dialogun mbi letërsinë bashkëkohore, duke vënë në pah temat e identitetit, historisë dhe ndryshimeve shoqërore. Duke u mbështetur në suksesin e edicionit të parë, FELT po kthehet në një traditë vjetore që forcon shkëmbimin kulturor dhe promovon fuqinë e tregimit në ndërtimin e mirëkuptimit dhe gjithëpërfshirjes.