Njoftim për shtyp - Konferenca Ndërqeveritare me Shqipërinë, 19 korrik 2022
Programi i Konferencës Ndërqeveritare me Shqipërinë.
+/- 09.00 Mbërritja (transmetim i drejtpërdrejtë)
11.30 Konferenca Ndërqeveritare me Shqipërinë
Fjalimet hyrëse (sesioni publik)
+/- 13.00 Konferenca për shtyp (transmetim i drejtpërdrejtë)
Ju lutemi vini re se të gjitha kohët janë të përafërta dhe mund të ndryshojnë.
Akreditimi për konferencën për shtyp
Konferenca për shtyp do të zhvillohet në format hibrid: gazetarët e akredituar do të mund të marrin pjesë dhe të bëjnë pyetje nga distanca, ose personalisht në sallën e shtypit të ndërtesës Evropa.
Nëse nuk jeni regjistruar për një nga konferencat e mëparshme për shtyp të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, ju lutemi përdorni këtë link për t'u regjistruar dhe të keni mundësinë të bëni pyetje nga distanca.
Afati i fundit për regjistrim: e martë, 19 korrik 2022 ora 10.00
Udhëzime të mëtejshme do t'u dërgohen të gjithë pjesëmarrësve të regjistruar menjëherë pas afatit.