Presidentja Von der Leyen në Ballkanin Perëndimor për të diskutuar mbështetjen e BE-së për të përballuar krizën energjetike
Shantazhi energjetik i Rusisë dhe manipulimi i tregjeve nuk po e kursen Ballkanin Perëndimor. BE-ja është e vendosur të mbështesë partnerët tanë në përballimin e çmimeve të larta të energjisë dhe përmirësimin e sigurisë së tyre energjetike në periudhën afatgjatë. Ky është konteksti i vizitës së Presidentes von der Leyen në Ballkanin Perëndimor këtë javë. Sonte Presidentja do të jetë në Shkup, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku do të ketë takime me presidentin Stavo Pendarovski dhe kryeministrin Dimitar Kovačevski. Një konferencë për shtyp është planifikuar në +/-19:15 (ora lokale). Presidentja Von der Leyen të enjten në mëngjes do të udhëtojë për në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu dhe Kryeministrin Albin Kurti. Një konferencë për shtyp do të mbahet në orën +/-10:00 (ora lokale). Pasdite, Presidentja do të udhëtojë për në Tiranë, Shqipëri, ku do të takohet me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Një konferencë për shtyp do të mbahet në +/-16:45 (ora lokale). Të premten në mëngjes, ajo do të udhëtojë për në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë. Aty Presidentja do të takohet me anëtarët e sapozgjedhur të Kryesisë së vendit, si dhe me anëtarët e zgjedhur të Asamblesë Parlamentare dhe përfaqësues të përzgjedhur të shoqërisë. Pasdite Presidentja Von der Leyen do të udhëtojë për në Beograd, Serbi, ku do të takohet me Presidentin Aleksandar Vučić dhe Kryeministren Ana Brnabić. Së bashku me Presidentin Vučić ajo do të vizitojë edhe Interkoneksionin e Gazit Serbi-Bullgari në fshatin Jelasnicë. Një konferencë për shtyp do të vijojë në orën +/- 15:00 (ora lokale). Së fundi, të shtunën Presidentja do të jetë në Podgoricë të Malit të Zi, ku do të takohet me presidentin Milo Đukanović dhe Kryeministrin Dritan Abazović. Ajo do të vizitojë projektin “Korridori Elektrik Trans-Ballkanik: Seksioni i Rrjetit në Mal të Zi”. Një konferencë për shtyp do të mbahet në orën +/- 11:00 (ora lokale)