Rrjetëzim & Ditë Informuese mbi Mundësitë e Financimit të Gjelbër të BE-së për Bizneset - Mbështetja e sektorit privat shqiptar në rrugën drejt ekonomisë qarkulluese dhe rritjes së gjelbër
On 26 November 2025, the Delegation of the European Union to Albania organised the Business Networking Event & Info Day on EU Green Funding Opportunities, a major milestone of the EU4GreenGen campaign “Reduce, Reuse, Recycle for a Greener Albania”. Conceived as a practical and forward-looking platform, the event brought together entrepreneurs, financial institutions, EU-funded programmes, government representatives, and women leaders in green business to strengthen Albania’s transition towards a circular, competitive, and climate-resilient economy.
Më 26 nëntor 2025, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri organizoi një ditë Rrjetëzimi & ditë informuese mbi mundësitë e financimit të gjelbër të BE-së për bizneset, që shënoi një moment kyç të fushatës EU4GreenGen “Redukto, Ripërdor, Riciklo për një Shqipëri më të Gjelbër”. Konceptuar si një platformë praktike dhe me vizion të orientuar drejt së ardhmes, aktiviteti mblodhi së bashku sipërmarrës, institucione financiare, programe të financuara nga BE-ja, përfaqësues të qeverisë dhe gra lidere në bizneset e gjelbra, për të mbështetur tranzicionin e Shqipërisë drejt një ekonomie qarkulluese, konkurruese dhe të qëndrueshme ndaj ndryshimeve klimatike.
Ky aktivitet u zhvillua në një moment vendimtar për vendin, ndërsa Shqipëria avancon negociatat në kuadër të Kapitullit 27 – Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike, dhe zbaton strategji kombëtare të rëndësishme, përfshirë Strategjinë e Integruar të Menaxhimit të Mbetjeve 2020–2035, Udhëzuesin për Ekonominë Qarkulluese dhe ligjin e ri që do të miratohet për Përgjegjësinë e Zgjeruar të Prodhuesit (EPR). Këto reforma kërkojnë angazhim më të fortë të sektorit privat, më shumë inovacion dhe akses më të gjerë në financime të gjelbra.
Duke bashkuar bizneset, start-upet, dhomat e tregtisë, sipërmarrjet e gjelbra, sektorin bankar, BERZH, BEI dhe projektet e financuara nga BE-ja, Dita Informuese shërbeu si një mundësi e shkëlqyer që bizneset të njiheshin drejtpërdrejt me programet e BE-së, instrumentet e financimit dhe zgjidhjet qarkulluese që do t’i ndihmojnë të jenë konkurruese në tregun evropian që po ndryshon me shpejtësi.
Aktiviteti u hap me fjalën e Ambasadorit dhe Kreut të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, z. Silvio Gonzato, përfaqësues të Qeverisë së Shqipërisë dhe Kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.
Në fjalët e tyre u theksua angazhimi i palëkundur i BE-së për të mbështetur transformimin ekonomik të Shqipërisë dhe roli thelbësor i sektorit privat, veçanërisht i bizneseve të drejtuara nga gratë, në përshpejtimin e inovacionit, reduktimin e mbetjeve dhe integrimin e modeleve qarkulluese në të gjitha industritë.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të vizitonin stendat informuese të programeve të financuara nga BE-ja, bizneseve të gjelbra, institucioneve financiare dhe partnerëve ndërkombëtarë, të cilat prezantuan mundësi reale financimi, histori suksesi dhe teknologji të gjelbra të përshtatura për tregun shqiptar.
Prezantime tematike dhe udhëzime praktike për bizneset
Një seri prezantimesh tematike ofroi udhëzime të detajuara mbi:
• Programet e BE-së që mbështesin tranzicionin e gjelbër
• Sfidat dhe mundësitë e ekonomisë qarkulluese
• Instrumentet financiare të BERZH-it për bizneset
• Mbështetja e BEI për bizneset e gjelbra
• EU4Economi Qarkulluese & Qytete të Jetueshme
• Interreg Euro-Med GreenSET
• Zgjidhje dixhitale për NVM-të në turizëm dhe bujqësi (DIVA)
• Horizon Europe – mundësitë e Cluster 6
Këto prezantime synuan të jepnin orientime praktike për mënyrën e aksesit të granteve, kredive, asistencës teknike dhe programeve të inovacionit të financuara nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet Anëtare.
Green Queen Award – Fuqizimi i grave në ekonominë qarkulluese
Një nga momentet më të shumëpritura të aktivitetit ishte ndarja e çmimit Green Queen Award, një nismë e re që vlerëson gratë sipërmarrëse që po drejtojnë modelet e ekonomisë qarkulluese në Shqipëri. Çmimi synon të promovojë lidershipin e grave, qëndrueshmërinë dhe inovacionin.
EU Delegation to Albania
Tre fituese u përzgjodhën mbi bazën e kriterit të ndikimit mjedisor, zgjidhjeve inovative, angazhimit me komunitetin dhe potencialit për zgjerim. Shpërblimet monetare do të mbështesin forcimin e marketingut digjital dhe prezencës së tyre në treg.
Ky vlerësim synon të frymëzojë edhe më shumë ndërmarrje të drejtuara nga gra të adoptojnë modele qarkulluese dhe të bëhen motorë të tranzicionit të gjelbër të Shqipërisë.
Rrjetëzim & krijim partneritetesh
Gjatë gjithë aktivitetit, sesione të dedikuara të rrjetëzimit u mundësuan bizneseve të:
• lidhen me programet dhe institucionet financiare të BE-së
• eksplorojnë mundësi bashkëpunimi
• mësojnë nga sipërmarrës të suksesshëm të gjelbër
• shkëmbejnë përvoja mbi reduktimin e mbetjeve, riciklimin, dizajnin qarkullues dhe rritjen e bizneseve të gjelbra
EU Delegation to Albania
Dita e Rrjetëzimit të Bizneseve & Informimit mbi Mundësitë e Financimit të Gjelbër të BE-së tregoi se si Bashkimi Evropian, Qeveria e Shqipërisë, sektori privat dhe komuniteti financiar mund të bashkëpunojnë për të përshpejtuar tranzicionin drejt ekonomisë qarkulluese, për të reduktuar ndikimin mjedisor dhe për të hapur mundësi të reja për rritje të qëndrueshme.
Duke përmirësuar aksesin në financime të gjelbra të BE-së, duke forcuar njohuritë dhe duke mbështetur inovatorët—veçanërisht gratë—aktiviteti kontribuon në ndërtimin e një ekonomie shqiptare më të gjelbër, më të qëndrueshme dhe më konkurruese.